INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse: 65 vjeçari vret të dashurën 29 vjeçare e më pas dhe vetën

Tronditëse: 65 vjeçari vret të dashurën 29 vjeçare e më pas dhe vetën

Publikuar më: 12:07 15-08-2016

Një krim i dyfishtë është zbuluar nga policia e Lushnjes. Sipas uniformave blu, mëngjesin e ditës së hënë një 65 vjeçar është gjetur i vetëvrarë me një pistoletë “TT”. Por ngjarja e rëndë nuk është mbyllur me kaq. 65 vjeçari Sokrat Shani kishtë lënë një letër ku shkruantë një emër dhe një adresë shtëpie në Golem të kavajës. Policia e Lushnjes në bashkëpunim me atë të Kavajës, kanë shkuar në adresën e banesës, ku pas kontrolli është gjetur një 29 vjeçare e vrarë. Policia thotë dy viktimat kishin lidhje dashurie prej disa kohësh, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Policia e Lushnjes zbardh një ngjarje krimi të dyfishtë. Sot me datën 15.08.2016, në banesën e tij, në oreët e para të mëngjesit ka kryer vetvrasje me një pistoletë "TT" shtetasi Sokrat Shani, vjeç 65, lindur e banues në Krutje e Sipërme Lushnje.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan punonjësit e policisë së Lushnjes dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes, u vlerësua situata dhe si pasojë e njq hetimi profesional u gjet një letër ku shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës.
Për këtë u bashkëpunua me Komisariatin e Policisë Kavajë dhe gjatë kontrollit të kasaj banese, në njerën nga dhomat e saj u gjend e vdekur dhe me shenja dhune shtetësja Jonida Çanaku 29 vjeç, banuese në fshatin Kryekuq Divjake, shtëpiake.
Sipas deklarimit të familjarëve ka dy ditë e larguar nga banesa dhe u ka thënë se do shkoj te tezja.
Nga kqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe të gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se shtetasi Sokrat Shani është autor i vrasjes së shtetases Jonida Çanaku, me të cilën shoqërohej kohët e fundit, dhe me pas ka vrarë veten”.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225