INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse. Babai rreh për vdekje 14-vjeçarin

Tronditëse. Babai rreh për vdekje 14-vjeçarin

Publikuar më: 12:52 24-05-2018
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku babai dyshohet se ka goditur deri në vdekje djalin e tij 14-vjeçar. Në njoftimin për media, policia e Gjilanit thotë se vrasja dyshohet se është bërë nga babai i tij, pas rrahjes brutale.
Në njoftimin e policisë thuhet:
 
“Stacioni Policor në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare se në datën 24 maj 2018 në ora 00:40 nga familjarët është sjellë pa shenja jete fëmija L. B 14 vjeç nga fshatin Karaçevë e Poshtme Gjilan. Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga hetuesit e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së shtetit, dyshohet se si pasojë e dhunës fizike nga goditjet me mjete të forta nga i dyshuari babai me iniciale G. B, 14 vjeçari ka gjetur vdekjen. Nga hetuesit rajonalë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës’’.
 
Sipas familjarëve djali mendohet se i kishte marrë para të atit pa dijeninë e tij. vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko- ligjor në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”.
 
Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598