Një ngjarje rëndë ka tronditur opinion publik si në Greqi po ashtu edhe në Shqipëri. Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi sepse përdhunonte vajzën e tij 16 vjeçare. Ndalimi i tij nga policia greke erdhi pas kryerjes së testit ADN-së.
Fakti se vajza është person me aftësi të kufizuara e bën edhe më shokues këtë lajm. Sipas të dhënave të para, publikuar nga mediat lokale, vajza u paraqit të mërkurën në spitalin e Amfissas me dhimbje të tmerrshme. Mjekët konstatuan se ajo sapo kishte dështuar.
U njoftuan autoritetet policore dhe pas marrjes së kampionit për ADN e kryerjes së në laboratorin përkatës në Athinë, rezultoi se ajo ishte lënë shtatzënë nga i ati, që e përdhunonte sistematikisht.
Pas kësaj, i ati i vajzës u gjet në qytezën bregdetare Itea, 13 km nga Amfissa dhe u arrestua. Lajmit i kanë bërë jehonë edhe mediat e mëdha të Athinës.
“Zougla” shkruan se të gjithë mendonin se babai shqiptar i kushtonte vëmendje të veçantë familjes së tij dhe sidomos vajzës, e cila ndjek mësimin në një shkollë speciale si fëmijë me nevoja të veçanta. Askush nuk e kishte imagjinuar se pikërisht ky njeri përdhunonte të bijën, e cila ishte shtatzënë.