Kryesisht personat e pasur dhe të famshëm janë më të ekspozuar ndaj vjedhjeve. Shënjestër e hajdutëve këtë herë ka qenë edhe çifti i famshëm. Shakira dhe Pique kanë udhëtuar për disa ditë pushimi, por kur janë kthyer në Barcelonë janë përballur me një surprizë të hidhur. Mediat spanjolle raportojnë se hajdutët janë larguar që aty me bizhuteri të shtrenjta.
“Ata janë futur brenda shtëpisë ose përmes dritares ose ballkonit, në heshtje në mënyrë që të mos dëgjohen nga banorët ose fqinjët”, shkruan dailymail.
Theksojmë se çifti ishin në Cologne të Gjermanisë për koncertin e këngëtares ndërkaq Pique do të udhëtojë sërish në Rusi për Kampionatin Botëror.