Këngëtari Pete Burns ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare, një lajm i konfirmuar nga menaxheri i tij.
Ky i fundit e ka dhënë lajmin nëpërmjet Twitter se themeluesi i bandës Dead or Alive është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti masiv kardiak. Vdekja e tij vjen vetëm 5 ditë përpara nxjerrjes në treg së albumit të fundit të bandës së tij, “Sophisticated Boom BOX MMXVI”, i planifikuar për t’u publikuar më 28 tetor. Mësohet se problemet e zemrës janë të lidhura me operacionet e shumta plastike që Burns ka bërë përgjatë jetës, që arrijnë shifrën e frikshme të 300 operacioneve. MË parë ai kishte thënë se “Shpresoj që kur të jem 80 vjeç as Zoti të mos më njohë më”. Mund të themi se i ka shkuar shumë pranë realizimi të këtij plani.