Kanye West humb jo vetëm toruan, por edhe mendjen.
Dje shkruam për faktin se reperi dhe producenti 38 vjeçar anulloi të gjitha datat e mbetura të koncerteve për arsye ende të paqarta. Sot këto arsye u bënë publike dhe janë vërtet tronditëse. Kanye West u shtrua në spital për sigurinë e tij gjatë ditës së hënë, me miqtë e tij që thonë se ka vuajtur një “thyerje psikotike”. Po këto miq thonë se “degjenerimi” është shkaktuar një sërë tronditjesh për West, problemet në martesën e tij me Kim Kardashian, paranoja për luftën me Jay Z dhe xhelozia e tij therëse për Beyonce. Burime për Daily Mail pretendojnë se Kanye iu nënshtrua kontrolleve për “çrregullime të rënda të gjumit”, pasi artisti i shumë hiteve është një i fiksuar pas punës duke punuar nonstop edhe 48 orë rresht. Pjesa më e rëndë duket fakti se këngëtari amerikan u përpoq ti rezistonte policisë dhe kështu u prangos dhe u shtrua në spital me forcë. Kim ishte në një gala në New York, por u rikthye menjëherë në L.A. për t’i qëndruar afër bashkëshortit të saj. Miqtë kanë frikë dhe për të pasi ajo është ende e brishtë nga grabitja në Paris, ndërsa tani i duhet të përballet dhe me Kanye. West anulloi zyrtarisht 22 datat e mbetura, anullim që do t’i kushtojë mbi 10 milionë dollarë.