Ngjarja ka bërë bujë në mediat e huaja.
Aktori i njohur amerikan është arrestuar pasi akuzihet për vrasjen e një gruaje të moshuar. Harry Goodwin-Sim ka shtyrë të moshuarën Ourania Lambrou në një rrugë, në Kentish Town, më 31 mars, duke i shkaktuar asaj vdekjen.
Mësohet se viktima ishte dërguar në spital, por vdiq më pas pasi mjekët zbuluan një gjakderdhje në tru dhe gjendja e saj u përkeqësua.
Aktori Goodwin-Sims u paraqit në bankën e të akuzuarve, ku as nuk mohoi as nuk konfirmoi krimin.
Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, datën e lindjes, adresën dhe kombësinë e tij britanike.