INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse/ Njerëzit pohojnë se duan të martohen me robotë [VIDEO]

Tronditëse/ Njerëzit pohojnë se duan të martohen me robotë [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 08-12-2017

Robotët po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e jetës njerëzore, dhe së shpejti njerëzit nuk do martohen më me njëri tjetrin por me makinat, raporton një studim i fundit nga Havas.
Sipas raportit më shumë se 1/4 grupmoshës 18-34 vjeçarëve po fillojnë të mendojnë se është normale krijimi i familjes më një robotë.
E brenda gjinive meshkujt kanë më shumë gjasa që kërkojnë të ndërtojnë jetën me një makineri, konkretisht 20% më shumë se femrat.
Shkak për këtë kalim nga njerëzit tek robot, janë bërë shkaktar mediat online pasi të rinjtë aty shohin të pasqyruar marrëdhënie përfekte dashurie dhe zhgënjehen që çka shohin në mediat virtuale nuk gjejnë në realitet.
Martesa me robotët nuk është i vetmi shqetësim sipas hulumtimit rreth 40% e personave të intervistuar ndihen të frikësuar se pas disa vitesh mund të mbeten të papunë pasi robotët do tiu zënë vendin.
Në këtë hulumtim për të ardhmen e inteligjencës artificiale u morën në studim 12.000 persona nga të gjithë grupmoshat në mbarë botën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0054268836975098