INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tronditëse! Nora Malaj zbulon se sa fëmijë me aftësi të kufzuara s’ndjekin arsimin[VIDEO]

Publikuar më: 14:32 11-12-2017

Rreth 15 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara rrezikojnë të mbeten analfabetë. Ish zëvendësministria e Arsmit, Nora Malaj në një intervistë për IN News ngre këtë alarm duke qartësuar se dikasteri më i lartë arsimor në vend nuk ka statistika të saktë dhe kjo bën që shumë fëmijët të mos jenë në shkollë. Vetëm një minorancë prej 3.400 fëmijësh janë të regjistruar në sistemin arsimor.

“15 mijë fëmijët me aftësi të kufizuar nuk ndjekin arsimin. Quhen ndryshe grupi braktisës. Janë mbi 18 mijë të tillë në vend dhe 3400 janë në shkolla. Ministria nuk di ku i ka që të hartojë më pas politika për ta, se i mungojnë statistikat,” tha Malaj.
Në këto kushte Nora Malja ngre “gishtin” kundrejt Ministrisë së Arsimit dhe apelon për shtim të mësuesve ndihmës për kategorinë e fëmijëve më aftësi të kufizuara, pasi sipas saj arsimtarët janë më pak në numër se sa nevojat.
“Mësuesit ndihmës të trefishohen nga 300 në 900. Punonjësit psikosocialë të jenë jo më pak se 1100 se kjo lidhet edhe me luftën kundër bulizmit dhe dhunës në shkolla,” shtoi ish zëvendësministria Malaj.
Pjesa më e madhe e fëmijëve më aftësi të kufizuar, që nuk ndjekin shkollat janë të përqëndruar në zonat rurale dhe shkaqet kryesore, që ata nuk frekuentojnë arsimin lidhen me mungesën e kushteve të posaçme në shkolla.

Article Logic
Execution time: 0.0041158199310303