INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse! Rrëfehet e mitura që përdhunohej nga njerku: Kur refuzoja më rrihte në sy të nënës [VIDEO]

Tronditëse! Rrëfehet e mitura që përdhunohej nga njerku: Kur refuzoja më rrihte në sy të nënës [VIDEO]

Publikuar më: 18:56 05-10-2016

12 vjeçare, por jo me një jetë si të gjithë fëmijët e tjerë. Fatmirësisht ajo ndihet më e qetë teksa jeton me të atin, dhe kujton se nëna e saj Ylvie Yzeiri është në burg së bashku me njerkun e saj Ilmi Hoxha, 52 vjec, i cili ka abuzuar me të që në moshën 6 vjeçare.

Vajza 12­ vjeçare nga Fieri ka folur për herë të parë për gjashtë vitet që abuzohej seksualisht nga njerku i saj.

 Ajo tregon për “Pasdite në Top­Channel” se gjithçka nisi që në moshën 6­ vjeçare. Njerku i saj luante shpesh me të kur ishte fëmijë dhe më pas nisi ta zhvishte.

Vajza kujton se i pati thënë nënës për këtë gjë dhe ajo ia ktheu se gjithçka ishte normale.

“Kam qenë gjashtë vjeçe. Ai luante me mua dhe më pas nisi të kryente marrëdhënie seksuale. Në atë moshë nuk e kuptoja. Por më pas i thashë dajës se nuk mund të vazhdoja kështu. Mami ka qenë vetë prezentë dhe thoshte se ishte gjë normale. Ai ishte i dhunshëm. Më dhunonte, edhe mua edhe mamanë. Kjo e fundit prostituonte ndërsa ai nuk punonte. Nuk do ta fal kurrë nënën. Ajo është fajtorja kryesore”, tregon 12­vjeçarja.

Ndërsa babai i saj thotë se 6 vite më parë ai ka bërë një kallëzim për njerkun dhe ish­-gruan dhe Policia jo vetëm që nuk e besoi, por e procedoi për kallëzim të rremë.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834