INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Apple, bie ndjeshëm numri i shitjeve të iPhone

Tronditet Apple, bie ndjeshëm numri i shitjeve të iPhone

Publikuar më: 18:00 26-04-2016

Një ndër kompanitë teknologjike më të përhapura e të suksesshme në treg, Apple, për herë të parë mesa duket do të njoftojë për rënien e shitjeve të iPhone. Gjatë 13 viteve, pjesa e parë e këtij viti ka qenë periudha më e keqe për sa i përket repartit të shitjeve.

Sipas një raporti të fundit pritshmëritë e Apple janë që për çerekun e parë të vitit të arkëtojë nga 50 miliardë deri në 53 miliardë dollarë nga shitjet. Kjo do të thotë një ulje me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.

Ndërsa, në çerekun e parë të vitit 2015, Apple shiti 61.2 milionë telefon iPhone, dhe për tre muajt e parë të këtij viti, kompania amerikane ka shitur vetëm 50.4 milionë telefon të tillë, një rënie prej 18%.

Kjo është një goditje për Apple, 2/3 e fitimeve të së cilës vijnë pikërisht nga shitjet e iPhone.

Mendohet se arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë rënie në shitje është Kina, tregu i së cilës ka qenë në fokusin e kompanisë amerikane prej dy vjetësh, ndërkohë që nuk janë përmbushur objektivat.

Po ashtu, edhe konkurrenca nga Samunsg si dhe rritja e disa kompanive kineze si Huaëei kanë ndikuar në rënien e shitjeve të iPhone.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107