Kombëtarja e Argjentinës është përfshirë në një sakndal sesksual kur duhen edhe pak kohë për të filluar kupa e botës. Sic raportojnë mediat sportive, trajneri i La Selecion Jorge Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares.
Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit. Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është kërcënuar dhe paguar për të mos folur para Kupës së Botës.
Presidenti i AFA-s ndërkohë Claudio Fabian po shqyrton seriozisht mundësinë për të shkarkuar Sampaolin përpara fillimit të Kupës së Botës dhe për ta zëvendësuar atë me një trajner të ri