INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet bota e futbollit! CAS nuk do të jetë më përfundimtar, ja kush do ta zëvendësojë

Tronditet bota e futbollit! CAS nuk do të jetë më përfundimtar, ja kush do ta zëvendësojë

Publikuar më: 09:16 06-09-2018

Një vendim që mund të trondisë botën e futbollit, vjen nga Belgjika. Gjykata e Apelit të Bruksleit, ka vendosur që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), nuk do të ketë më vendimin përfundimtar, në lidhje me çështjet e futbollit.
Ky vendim vjen si rezultat i një ankese të klubit zviceran, Searing, kundër FIFA-s, pasi institucioni më i lartë i futbollit botëror, i ndaloi këtij klubi pronësinë e trefishtë.
As FIFA, as UEFA, apo ndonjë federatë tjetër kombëtare, nuk do të jenë në gjendje nga tani e tutje, të vendosin sanksione mbi një klub bazuar në vendimin e CAS-it. Një ndryshim ky në fuqinë e CAS-it, i cili do ndikojë gjithashtu në rënien e çështjeve të caktuara të cilat pavarësisht se janë deklaruar si të paligjshme nga gjykata të ndryshme, vazhdojnë të miratohen nga gjykata pavarura.
Sipas IusSport, vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s, tani mund të sfidohen nga çdo gjykatë kombëtare, dhe çdo palë e ndikuar ka të drejtën të padisë qeveritë vendase të futbollit. Një lajm i mirë, mund të përkthehet ky për Skënderbeun, i cili vazhdon të jetë i dënuar nga UEFA për 10 vite të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane, edhe pse CAS nuk e ka thënë ende fjalën e vet. Tashmë, edhe pse nuk dihet si do mund të funksionojë apelimi i këtyre çështjeve në gjykatat vendase, pritet të ketë një shpresë më shumë, edhe pas CAS.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834