INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet bota e futbollit: Pasoja të tmerrshme për të lojtarin e Ajax pas aritmisë kardiake në fushë!

Tronditet bota e futbollit: Pasoja të tmerrshme për të lojtarin e Ajax pas aritmisë kardiake në fushë!

Publikuar më: 13:27 13-07-2017

Nuk vijnë lajme të mira nga selia e klubit më të suksesshëm hollandez, madje lajmet e fundit ishin të tmerrshme.

Mesfushori 20 vjeçar, Abdelhak Nouri, i cili u rrëzua përdhe në miqësoren e ditës së shtunë me ekipin gjerman të Werder Bremen ka pësuar pasoja të tmerrshme. Vetë Ajax nëpërmjet një komunikate zyrtare tregon se Nouri ka pësuar “dëme cerebrale të rënda dhe të përhershme”. Lajmet para kësaj ishin më ngushëlluese pasi ishte bërë me dije se lojtari i ri ishte stabilizuar dhe funksionet e tij kardiake ishin të paprekura. Ndërsa më pas erdhi goditja e tmerrshme.

nourii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040581226348877