Bota e showbizz-it është tronditur nga një ngjarje e orëve të fundit.
Këngëtari Vlatko Ilievski, i cili përfaqësoi Maqedoninë në Eurovizion në vitin 2011 është gjendur i vdekur.
Trupi i 33-vjeçarit është gjendur i pajetë, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Brigada e tretë maqedonase”.
Sakaq, po kryhen veprimet paraprake ndërsa trupi i pajetë është dërguar për të kryer autopsinë.