INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet bota e tenisit, Sharapova pozitive për doping

Tronditet bota e tenisit, Sharapova pozitive për doping

Publikuar më: 09:40 08-03-2016

Sportistja Maria Sharapova, një prej tenisteve më të famshme të të gjithave kohërave ka lajmëruar në një konferencë për shtyp se ka rezultuar pozitive ndaj testit të antidopingut. Tenistja ruse është shprehur se WADA e ka njoftuar atë se ka rezultuar pozitive ndaj substancës së ndaluar meldonium gjatë turneut të Australian Open.

Tenistja është shprehur se nuk është në dijeni për masat ndëshkuese që do të merren ndaj saj por ajo shpreson që të mos e mbyllë karrierën në një mënyrë të tillë.

Gjë që duket e ka penalizuar, pasi prej 10 vitesh ajo merrte një mjekim specifik nga mjeku i saj, e cila me datë 1 janar 2016 u përfshi mes substancave të ndaluara. Substanca për të cilën ka rezultuar pozitive 28 vjeçarja në fakt është përfshirë në listën e Wada-s vetëm këtë janar dhe ajo përdoret kryesisht për të sëmurët me diabet.

Në karrierën e saj, ajo ka fituar në total 2 turne Roland Garros, dhe nga 1 herë Australian Open, 1 herë U.S Open dhe 1 herë Ëimbledon për një total prej 25 milion dollarë përfitime. E njohur ndryshe si “mbretëresha e akullt” Sharapova ka qenë një prej tenisteve më të jashtëzakonshme në fushat e tenisit, e famshme jo vetëm për rezultatet e saj por dhe për hijeshinë dhe stilin e jetës.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439