Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e së martës. Mësohet se një person i vrarë dhe një i plagosur janë gjetur brenda një makinë gjatë mbrëmjes së sotme.
Ata u gjetën brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13, në zonën e plazhit.
Mësohet se pa shenja jete është gjetur Edison Harizaj 39-vjeç, banues në Vlorë, ndërsa i plagosur ka mbetur G.C., 33-vjeç, banues po në Vlorë. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima është me prcedentë të mëparshëm penalë dhe se ka qenë mik i Emiljano Shullazit.
Gjithashtu mësohet se në Shën Avlazh është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.
Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore. Ngjarja në fjalë është nën hetim, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh ose për hakmarrje.
Njoftimi i policise:
Informacion paraprak
Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.