Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë “Pallatit të Sportit”. Neësbomb.al mëson se personat e përfshirë në sherr ndodheshin bashkë në një lokal duke konsumuar alkool.
Të tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se të plagosurit me armë zjarri janë shtetasit Fezi Ago dhe Astrit Cërriku, ndërsa Mihal Kocashi është plagosur me mjete të forta. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, pasi personat ndodheshin në një lokal duke konsumuar alkool.