Ata janë të njohur në gjithë botën për huliganizmin e tyre, por se kishim menduar se do të degjeneronin deri në këtë pikë, sa të vrisnin futbollistin e ekipit kundërshtar. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Poloni, ku futbollisti i ri Dominik Koszowski ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me thikë të marra pas ndeshjes kundër Stomilit.
19 vjeçari është sulmuar nga disa huliganë të cilët ishin tifozë të një skuadre rivale. Koszowski po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një klub nate, ku është rrethuar nga disa persona të cilët e kanë sulmuar atë duke e goditur me thikë. Futbollisti ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra. Policia polake deri tani ka arrestuar tre persona pas hetimit të ngjarjes.