Mbrëmjen e djeshme Napoli ka marrë një fitore të bujshme kundër Liverpool. Fitorja për napoletanët erdhi në minutën e fundit të ndeshjes, nga Insigne duke bërë që stadiumi të shpërthente në feste dhe duke kaluar Napolin në krye të grupit C, të Championsit.
Por pas ndeshjes ka ndodhur një episod i tmerrshëm, ku pretagonist ka qënë Arkadiusz Milik. Lojtari po kthehej për në shtëpi pas ndeshjes, kur dy grabitës i kanë zënë rrugën duke e kërcënuar me armë.
Ai ka ndaluar dhe nënë kërcënimin e armë grabitësit i kanë marrë sendet me vlerë, Arkadiusz Milik si dhe një orë "Rolex". Ngjarje të tilla në Napoli kanë ndodhur edhe më parë, madje ka pasur futbollistë që janë larguar për shkak të pasigurisë.