INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë papritur kapiteni i Fiorentinës, shtyhen të gjitha ndeshjet e Seria A, mes tyre edhe derbi Milan-Inter

Ndërron jetë papritur kapiteni i Fiorentinës, shtyhen të gjitha ndeshjet e Seria A, mes tyre edhe derbi Milan-Inter

Publikuar më: 12:51 04-03-2018

Bota e futbollit është në shok ndërkohë që kapiteni i Fiorentinës Davide Astori ka ndërruar jetë.  Astori, 31 vjeç, është gjendur i vdekur në dhomën e tij të hotelit “La di Moret”, në Udine, ku skuadra e tij gjendet për ndeshjen e me Udinezen.

Siç raportohet nga mediat vendase, Astori ka vdekur në gjumë, ndoshta nga një atak kardiak. Ai është rritur te akademinë e Milanit dhe në karrierën e tij ka luajtur edhe me Cagliarin dhe Romën.

Pas lajmit për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës në moshën 31-vjeçare, janë shtyrë të gjitha ndeshjet e Seria A, mes tyre edhe derbi Milan-Inter.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393