Futbolli meksikan është në zi. Një atak në zemër i ka kushtuar jetën trajnerit meksikan, Anibal Ruiz. Ai ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare ndërkohë që ndodhej në stadiumin Luis "Pirata" Fuente, gjatë ndeshjes ndaj Veracruz.
Ruiz, ka qenë edhe trajner i ekipeve të njohura si River Plate e Atlético Nacional.Edhe pse Ruiz ka marrë ndihmë e parë mjekësore në fushë nuk ka arritur t’i shpëtojë atakut në zemër.