Pak pas orës 20:00 të së premtes në një godinë trekatëshe, që ndodhet në lagjen Granicë e Sipërme, në qytetin e Gjirokastrës ka ndodhur një shpërthim me tritol. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të banesë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në vendngjarje.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në garazhdin e vilës së biznesmenit Ndërtim Muxhaj dhe në disa prej pallateve përreth. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.