INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Greqia, ishulli i Kretës goditet nga një tërmet i fortë [FOTO]

Tronditet Greqia, ishulli i Kretës goditet nga një tërmet i fortë [FOTO]

Publikuar më: 09:15 31-07-2019

Greqia është tronditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Mediat e vendit fqinj raportojnë se një tërmet i fuqishëm i shkallës 5.3 Rihter ka ndodhur në orën 7.39 të mëngjesit të sotëm në Kretë.

Epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia është 170 kilometra.

Sipas guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm në njerëz.

“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim”, tha Stavros Arnaoutakis.

gr1.PNG

gr2.PNG

gr3.PNG

gr5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146