Në kohën kur u zgjidh dilema krijimin e qeverisë së re bashkë me Partinë Demokratike, “Lëvizja 5 Yjet” në Itali, po përballet me një tjetër skandal të rëndë.
Mediat italiane raportojnë se Ciro, djali 19-vjeçar i themeluesit të Lëvizjes si dhe komikut të famshëm Beppe Grillo, akuzohet për përdhunimin e një vajze së bashku me shokët e tij, veprim ky që dyshohet të jetë kryer brenda ambienteve të një vile në Sardenja, e cila është pronësi të familjes.
Siç raportojnë mediat fqinje, akuzuesja është një modele me origjinë skandinave. Sipas dëshmive të modeles në polici, ngjarja ka ndodhur pas një nate të gjatë ku të rinjtë kishin konsumuar shumë alkool.
Djali i themeluesit të “Lëvizja 5 Yjet” së bashku me grupin e shokëve janë marrë në pyetje nga policia italiane, ndërsa iu janë sekuestruar edhe telefonat celularë ku dyshohet se janë gjetur edhe video kompromentuese.