Armando Sadiku i cili shënoi golin historik për Shqipërinë në Kampionatin Evropian “Franca 2016”, ka kërkuar pasaportën bullgare.
Kjo vjen pasi sulmuesi ka pranuar se gjyshërit kanë pasur një gjë të tillë: “Gjyshërit e mi kanë pasaportë bullgare, kështu që edhe unë e kam kërkuar”.
Procesi i natyralizimit tashmë ka filluar. Por, pse i duhet të ketë dy nënshtetësi? Arsyeja është ëndrra e tij jashtë vendit. “Anglia apo Italia më pëlqejnë mua”, ka thënë sulmuesi.
Me gjithë këtë, zemra i mbetet në Shqipëri. “Unë jam krenar, shumë krenar që mu ka lejuar të veshi fanellën e Shqipërisë, dhe për ta përfaqësuar vendin tim. Unë do të jem aty gjithmonë. Do të jap gjithë forcën, një qind për qind”, ka thënë Sadiku.