INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Kombëtarja, Cikalleshi humb ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë

Tronditet Kombëtarja, Cikalleshi humb ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë

Publikuar më: 14:13 04-10-2017

Sulmuesi i kombëtares Sokol Çikalleshi është dëmtuar gjatë seancës stërvitore dhe për rrjedhojë do humbasë dy takimet e radhës atë ndaj Spanjës pas dy ditësh dhe Italisë në datën 9 shtator.

Mësohet se Çikalleshi ka lënë grumbullimin e kombëtares në Durrës dhe është larguar në drejtim të klubit të tij në Turqi, Osmanlispor. Çikalleshi pritet të qëndrojë jashtë fushave rreth tre javë. Sulmuesi kavajas u rikthye në kombëtare për sfidat ndaj Spanjës dhe Italisë pas përjashtimit nga trajneri Christian Panucci një muaj më parë për arsye disiplinore.

Pas Bekim Balës i cili mungon prej një kohe të gjatë në kombëtare për shkak dëmtimi, problemeve të repartit ofensiv i shtohet kështu edhe Çikalleshi. Alternativat e Panuccit për sulmin janë Armando Sadiku dhe Azdren Llullaku.

304841.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041699409484863