INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Tronditet’ Kombëtarja, lojtari kuqezi përfundon në spital

‘Tronditet’ Kombëtarja, lojtari kuqezi përfundon në spital

Publikuar më: 14:20 12-10-2016

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi është lënduar shumë rëndë gjatë seancës stërvitore me klubin gjerman të Freibrgut.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat gjermane, gjatë stërvitjes së djeshme, duke larguar topin para portës, Abrashi ka rrëshqitur dhe ka përplasur kokën në pjesën e mbrapme të shtyllës.

Stërvitja u ndërpre për disa minuta, ndërsa Abrashi u largua drejt spitalit me ndihmën e shokëve të skuadrës. Dyshohet se ai ka pësuar një tronditje dhe si rrjedhojë do të lihet paraprakisht pushim për këtë fundjavë, ndërsa priten ekzaminime të tjera.

“Abrashi është në spital, ne duhet të presim diagnozën para se të flasim më qartësisht për situatën e tij”, ishin fjalët e trajnerit Kristian Straih. Ndërsa klubi i ka uruar lojtarit kthim të shpejtë në fushë nëpërmjet një mesazhi në faqen e internetit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040788650512695