Pamje të rënda janë publikuar në media nga ngjarja që tronditi Prishtinën pasditen e sotme, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me armë.
3 të tjerët janë nën kujdesin e stafit mjekësor të Klinikes Emergjente.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë fillimisht zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Mediat e Kosovës shkruajnë se shkak për sulmin kanë qënë mosmarrëveshjet mes dy familjeve për cështje pronësie.