Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pogradecit ditën e sotme. Një 49-vjeçar me iniciale B.M ka vrarë bashkëshorten e tij D.M 49-vjeç me sqepar dhe thikë në shtëpinë e tyre.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Blacë dhe mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta sipas njoftimit të policisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
“Më datë 24.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Blacë, B.M, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49 vjeçe.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes”.