Një sulm me armë zjarri ka ndodhur dje pasdite në një restorant në Stamboll të Turqisë. Sipas mediave turke, mësohet se deri tani janë shënuar të paktën 3 të plagosur.
Nga hetimet e para dyshohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm të mundshëm terrorist.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant në lagjen Fatih të Stambollit dhe gjithçka ka ndodhur pasi dy persona të armatosur hapën zjarr para restorantit pasi mbërritën aty me dy makina të ndryshme.
Deri tani raportohet për tre persona të plagosur, përfshirë dhe pronarin e lokalit.