Dy vëllezër janë vrarë këtë paradite në Shkodër. Dy viktimat janë vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali. Ata janë vrarë në hyrje të banesës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kiras’ të qytetit të Shkodrës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarohen rrethanat e vrasjes së dy vëllezërve.
Jo shumë larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një automjet i djegur, që dyshohet se është i autorit apo autorëve që kanë kryer ekzekutimin e dy vëllezëve Bilali.
Ndërkohë, viktima Astrit Bilali është babai i ish-kampionit të boksit, Asmer Bilali dhe Ibrahim Bilali është xhaxhai i tij.
-Viktima Astrit Bilali
Ish-kampioni i boksit, Asmer Bilali
Makina e djegur