Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pak më parë në qytetin e Shkodrës.
Vrasja ka ndodhur në zonën e njohur si Markata. Bëhet me dije se nga të shtënat ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Viktima dyshohet të jetë Fatos Ferracaku.
Dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar Ferracakun me plumb në kokë. Ky ka qenë ekzekutimi i parë nga dhjetëra qytetarë në mes të qytetit të Shkodrës.
Burimet mediatike bëjnë me dije se Fatos Ferracaku merrej me tregtinë e peshkut. Po kështu është plagosur dhe miku i tij Fatmir Mehaj.