INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Stambolli nga tërmeti 5.8 ballë, presidenti Erdogan reagon rreth situatës : ‘’Janë plagosur…’’

Tronditet Stambolli nga tërmeti 5.8 ballë, presidenti Erdogan reagon rreth situatës : ‘’Janë plagosur…’’

Publikuar më: 15:25 26-09-2019

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e rrethit Silivri, njoftoi Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

AFAD bëri të ditur se tërmeti ka ndodhur në thellës prej 6,99 kilometra dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri.
Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panikë në mesin e qytetarëve, në rrethin Avcılar është rrëzuar minareja e një xhamisë.

  

Erdoğan: 8 të plagosur në tërmetin në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se nga tërmeti që goditi sot Stambollin janë plagosur të paktën tetë persona.

Në Aeroportin Ataturk pas kthimit nga takimet në Neë York, ku qëndroi për të marrë pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdoğan theksoi se pas tërmetit 5,8 ballësh në Stamboll janë regjistruar edhe 28 dridhje të tjera.

Tërmeti gjithashtu është ndjerë në Stamboll dhe qytetet përreth.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725