Rëndohet situata në futbollin shqiptar. Pas akuzave të shumta për aleanca dhe shitje – blerje ndeshjesh, vjen edhe një goditje tjetër e madhe. Dy lojtarëve të Partizanit i janë ofruar para për të toleruar në ndeshjen me Kukësin, e cila mund te vendoste titullin kampion në Superiore.
Ky lajm tronditës bëhet publik nga gazeta “Panorama Sport”, e cila ka konfirmuar se për këtë gjë ka edhe prova, më saktë një video të cilën ata e kanë parë dhe e konfirmojnë vërtetësinë e saj.
Nga kjo video mësohet se menaxheri i lojtarëve të Kukësit si Albi Alla, Simon Rrumbullaku dhe Elton Kale, Drini Çaushi i ka ofruar para Emiliano Vilës dhe një futbollisti tjetër të Partizanit për të toleruar në ndeshjen kundër verilindorëve me të cilin menaxheri Çaushi është i lidhur.
Ndërkohë, siç bëhet e ditur edhe klubi i Partizanit ka dijeni të plotë për këtë çështje dhe po përgatitet të ndërmarrë rrugë ligjore.