Mëngjesin e së enjtes një makinë ka shpërthyer pranë digës së liqenit në Tiranë. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se në makinë ishte vendosur lëndë eksploziv, e cila ka shpërthyer teksa automjeti ka qenë i parkuar. Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.
Burime zyrtare bën me dije se mjeti tip Volkswagen, me targa AA946EF ishte i parkuar në një rrugë dytësore pranë Unazës së Re që të çon drejt Elbasanit.
Pasi u sinjalizuan për shpërthimin, dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Pritet që të merret në pyetje edhe pronari i mjetit, për të hedhur kështu më shumë dritë rreth ngjarjes. Ndërkohë mjeti është shkatërruar plotësisht nga shpërthimi, i cili ka qenë shumë i fortë, duke terrorizuar banorët përreth.