Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se Mario Majollari 28-vjec është qëlluar me tre plumba në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kinostudios” në rethana ende të paqarta. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa zona është rrethuar me forca poliore të shumta. Po ashtu mësohet se policia ka parë makinë dhe është vënë ndjekje të saj. Rezulton se viktima nuk është person me precedentë penalë, por dyshimet e para bien mbi motive të hakmarrjes dhe larjes së hesapeve.
Informacion paraprak
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç. Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit. Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes. Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane. Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.