Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në ish-Bllok. Ngjarja e rëndë është shënuar pak çaste më parë në një lokal. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka bastisur lokalin ku u zhvillua ngjarja dhe kanë bërë disa arrestime. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe ambulanca, por nuk dihet ende se kush janë autorët që kanë qëlluar me armë.
Dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, nje emër i njohur ky për policine, Leart Hasa si dhe Redi Popesku, biznesmen. Mësohet se Martinaj dhe Popesku janë jashtë rrezikut për jetën, sipas panorama, ndërkohë që Hasa ndodhet në spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
bllok from Vimeointv.al on Vimeo.