Një sulm ku mbetën të vrarë një person dhe 4 të tjerë të plagosur, ka tronditur qytetin Bodrum të Turqisë.
Mediat turke bëjnë me dije se agresori ka hyrë në lokalin të kompleksit turistikë me një armë në dorë dhe ka hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin aty.
Pas këtij sulmi ai u nis për në barin tjetër ngjitur dhe ka filluar të gjuajë edhe aty drejt të gjithë turmës së të rinjve. Burimet bëjnë me dije se më shumë se 400 persona u prekën nga sulmet në të dy klubet, ndërsa tre anëtarë të stafit dhe dy klientë u plagosën. Ndërkohë një 18-vjeçar raportohet se humbi jetën në spital.
Pas kësaj autori është larguar me një makinë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.