Tronditet Vlora.
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në qytetin bregdetar , në lagjen Pavarësia pranë rrugës "Gjergj Arianiti".
Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti tip Audi.
Mësohet se persona të pa identifikuar kanë qëlluar drejt një makine ‘Audi A3’, me targa AA 653 VC.
Dyshohet se janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vijon...