7 turistët polakë janë shpëtuar me sukses pasi ngecën në majën e një skarpate të rrezikshme prej 150 m larësi në rrezik për jetën. Duke u gjetur në gjendje paniku turistët kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë.
Punonjësit e kantierit u janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë të turistëve, duke vënë në dispozicion mjetet, angazhuar stafin dhe duke organizuar një evakuim të sigurt për ta.
Gjatë operacionit të shpëtimit, turistet u zbritën me anë të një teleferiku të posaçëm të kompanisë dhe u dërguan në vend të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.