Dosja e plotë e përdorur nga ekspertët e Uefa-s për dënimin me 1 vit të Skënderbeut ka mbërritur në FSHF.
UEFA dënoi me 5 vite ekipin korçar pas një investigimi, por më pas ishte CAS, e cila e çoi në një vit dënimin për Skënderbeun.
CityNews ka mësuar se dosja e plotë ndodhet në zyrën e Armando Dukës, por ende nuk ka një komunikim zyrtar se çfarë rekomandon dokumenti i institucionit më të lartë të futbollit në Europë.
Të njëjtat burime theksuan se UEFA ka rekomanduar dënimin e mëtejshëm të ekipit korçar dhe ka paraqitur të plotë të gjithë dosjen e përdorur nga specialistët e UEFA-s dhe ekspertët e saj gjatë investigimit