INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trukimet/ Prokuroria merr raportin e UEFA-s për Skënderbeun

Trukimet/ Prokuroria merr raportin e UEFA-s për Skënderbeun

Publikuar më: 17:18 14-10-2016

Ministria e Drejtësisë ka çuar në Prokurori Raportin e UEFA-s për çështjen e trukimeve të Kampionatit Shqiptar, pikërisht të skuadrës së Skënderbeut që është përmendur për 53 ndeshje të trukuara ndër vite, si brenda, po ashtu edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Siç është bërë me dije edhe më parë, njoftohet se raporti i UEFA-s do të hetohet nga gjyqtarët shqiptarë, të cilët do të marrin vendimin dhe masat për klubin bardhekuq.

Por, para së gjithash, mësohen emrat e zyrtarëve që do të pyeten për këtë çështje. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ish-presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo dhe presidenti aktual i skuadrës korçare, Ardjan Takaj, do të dëshmojnë para trupës gjykuese në një tjetër datë, ku do të vërtetohet kjo çështje që ka prekur sportin në Shqipëri dhe po diskutohet prej ditësh.

Prokuroria e Tiranës administron në dosjen hetimore, raportin zyrtar të UEFA-s në lidhje me ndeshjet që dyshohet se janë trukuar nga ekipi i futbollit “Skënderbeu”.

Hetimi ka nisur për veprat penale të parashikuara nga nenet: 197/a i Kodit Penal, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive” dhe 197/b Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive.

Burimet e prokurorisë kanë thënë se procedimi penal ka nisur vetëm mbi bazën e publikimeve në media ndërsa pas këtij vendimi pritet që prokuroria ti drejtohet me kërkesa për informacion e dokumente Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të Skënderbeut.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604