INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump apel Shkupit në vigjilje të referendumit: Pranoni marrëveshjen me Greqinë [FOTO]

Trump apel Shkupit në vigjilje të referendumit: Pranoni marrëveshjen me Greqinë [FOTO]

Publikuar më: 17:36 06-09-2018

Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e kontestit me emrin i hap rrugën Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Kështu i ka shkruar presidenti amerikan Donald Trump kolegut të tij maqedonas Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, 8 Shtatorit.
‘’Maqedonia ka shumë arsye sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin. SHBA-ja është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet në vijim për anëtarësimin Tuaj në NATO. U uroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Trump në urimin e publikuar sot nga Ambasada amerikane në Shkup.
Letra e presidentit amerikan vjen në vigjilje të referendumit, në të cilin qytetarët e Maqedonisë, më 30 shtator, duhet të shprehen se a pajtohen që Maqedonia ta ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, si kusht për anëtarëisimine vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg filloi serinë e bisedimeve me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
‘’Besoj se vendi i duhur i Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e NATO-s. Do të vazhdoj t'i mbështes qëllimet tona strategjike. Por, Bashkimi Evropian dhe NATO në asnjë rast nuk guxojnë të jenë alibi për marrëveshje të keqe’’ theksoi presidenti Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

stoltenberg-ivanov_.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040419101715088