Fushata e gjatë, e lodhshme, e ashpër dhe kontestuese njëkohësisht ka kulmuar me 8 nëntor, ku amerikanët janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre lidhur me presidentin e ardhshëm të SHBA. Kandidatja republikane Hillary Clinton ka votuar e shoqëruar nga bashkëshorti Bill Clinton, në Chappaqua, pjesën veriore të New York, zonë në të cilën ajo banon. “Do të bëj më të mirën time, nëse kam fatin të shpallem fituese sot” është shprehur Hillary për mediat dhe mbështetësit pas votimit.
Ndërkohë që kandidati demokrat, Donald Trump ka votuar në Manhattan, Neë York, i shoqëruar nga bashkëshortja Melania dhe e bija Ivanka. Trump është shprehur për gazetarët se ndihet i emocionuar për këtë mundësi të madhe.
A do të jetë ish-sekretarja e shtetit, presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Apo miliarderi Donald Trump do zëvendësojë Obamën, dhe do të bëhet në këtë mënyrë presidenti i 45-të i SHBA-ve.