INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart, arrihet marrëveshja për armëpushim në Siri

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart, arrihet marrëveshja për armëpushim në Siri

Publikuar më: 19:30 07-07-2017

Takimi kokë më kokë me Trump dhe Putin duket se ka arritur në një marrëveshje historike për Sirinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Jordania kanë arritur një marrëveshje armëpushimi për në jugperëndim të Sirisë, një nga zonat më të nxehta në këtë luftë civile 6-vjeçare, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ditën e sotme.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi të dielën, lajmëroi ministri i jashtëm rus Sergei Lavror dhe agjencia e lajmeve Petra e Jordanisë.

Tillerson njoftoi marrëveshjen pas një takimi në qytetin gjerman të Hamburgut mes Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai tha se armëpushimi do të ndikojë në sigurinë e Jordanisë dhe një pjesë shumë të komplikuar të fushë betejës siriane.

“Është një marrëveshje e përcaktuar mirë, dhe kemi vendosur se kush do ta sigurojë këtë zonë,” tha Tillerson për gazetarët, shkruan Reuters.

Rusia dhe Irani janë mbështetësit kryesorë të presidentit sirian Bashar Al-Assad ndërsa Uashingtoni mbështet disa prej grupeve rebele që luftojnë për rrëzimin e tij.

Konflikti sirian ka vrarë rreth gjysmë milioni njerëz, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani dhe ka detyruar miliona të tjerë të largohen nga vendi.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172