INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Trump do popullojë Marsin. Zhvendosja e njerëzve brenda 3 vitesh! [VIDEO]

Publikuar më: 16:10 25-04-2017

Donald Trump dëshiron të vendosë njerëzit në Mars gjatë tre viteve të ardhshme. Edhe pse ka nënshkruar një ligj që mbështet NASA-n në objektivin e saj për të dërguar njerëz në këtë planet në vitin 2030, duket se presidenti është i vendosur ta bëjë këtë realitet brenda mandatit të tij. Plani i NASA-s për një mision në planetin e kuq në 2030 është financuar përmes një projektligji që Trump nënshkroi kohët e fundit. Duket se numri një i Amerikës dëshiron ta bëj realitet projektin e NASA-s deri në fund të mandatit të tij të parë, në tre vjet e gjysmë. Presidenti u tha astronautëve se ata duhet të përshpejtojnë përmbushjen e objektivit . Nuk ishte e qartë nëse Z. Trump po bënte shaka rreth objektivit të ri, shumë ambicioz. Presidenti i ri e bëri kërkesën gjatë një bisede live me Peggy Whitson, një astronaute e cila sapo u bë amerikania që ka kaluar kohën më të gjatë në hapësirë.
“A do përpiqemi ta finalizojmë projektin brenda mandatit tim të parë, apo në rastin më të keq, brenda mandatit tim të dytë? Për këtë do të flasim më vonë” – i tha Trump, austronautes.
Gjatë kësaj video, ai foli gjerësisht rreth planeve të tij për eksplorimin e hapësirës, dhe shpresat e tij për korporatat private që të përfshihen në atë punë.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885