Howard Stern, gazetar dhe mik i vjetër i presidentit amerikan Donald Trump ka befasuar me deklaratat në programin e tij të mërkurën, duke theksuar se Trump nuk e pëlqen të qenit president dhe kjo do ta dëmtojë shumë atë dhe shëndetin e tij mendor.
Për CNN, Stern ka theksuar se e pëlqen shumë Trumpin si person, por jo si president, madje befason kur thotë se ai mbeti i habitur se si njerëzit e morën atë seriozisht e aq më keq e votuan president të SHBA.
“Më pëlqen Donald shumë personalisht. Unë isha i tronditur kur ai vendosi të kandidojë për president, dhe akoma më shumë jam i tronditur se njerëzit e morën seriozisht”, tha ai, duke shtuar “Trump është person që dëshiron që njerëzit ta duan, që i pëlqen jeta, të ngrënët e të pirët”.
Gazetari ka thënë se pas kërkesës së Trump për hetimin e vjedhjeve me votën popullore ka pas një shpjegim shumë të madh. “Ai po përpiqet që të gjejë mashtrime me votat që presidencën ta marrë Clinton”.
Gazetari shton me tej se u befasua edhe me ligjin për kufizimin e fondeve për abortin, pasi në dijeninë e tij Trump është një person pro abortit. “Ai po vepron tashmë vetëm për politike”- tha ai.
Vetë Stern e ka ftuar Trump shumë herë në emsionin e tij dhe ata janë parë në shumë aktivitete së bashku.