“Ti mbajmë të fuqishme Shtetet e Bashkuara”, është pikërisht ky slogani me të cilin presidenti aktual i SHBA do të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump ka folur publikisht në një aktivitet në Penvilvani në mbështetje të një kandidati republikan në Kongres duke prekur tema me rëndësi të lartë si trafiku i drogës dhe duke i dhënë edhe më shumë peshë idesë së ndërtimit të një muri kufitar me Meksikën.
Më pas Donald Trump është shprehur në profilin e tij në Tëitter duke shprehur qëndrimin e tij për ndryshimin e tarifave të importit për çelikun dhe aluminin.
“BE ka disa shtete të mrekullueshëm por që e trajtojnë keq SHBA-në përsa i përket merkatos duke u ankuar për ndryshimin e tarifave për çelikun dhe aluminin. Nëse do ti braktisin barrierat e tyre të mërzitshme dhe tarifat për produktet amerikane hyrëse edhe ne do të bëjmë lëvizjet tona. Krijohet kështu një deficit i madh, në rast të kundërt ne do të taksojmë makinat dhe kështu çdo gjë ndryshon.
Përsa i përket kërkesë së BE-së për heqjen e këtyre taksave, Trump është shprehur kundër duke cilësuar se BE duhet të përfshihet në taksimet e reja të vendosura nga SHBA.