Presidenti amerikan Donald Trump duket i vendosur pavarsisht reagimeve. Ai do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të administratës amerikane për mediat, megjithëse ata thonë se Ambasada Amerikane do të spostohet më vonë nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Sipas tyre, njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit është thjesht pranim i realitetit nga qeveria amerikane. Megjithatë, nga Shtëpia e Bardhë thonë se kufijtë specifikë të qytetit do të vendosen nga një marrëveshje finale për statusin e tij, ndërsa statusi i vendeve të shenjta në Jeruzalem nuk preket.
Pritet që Trump të lajmërojë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin izraelit gjatë fjalimit të tij më vonë gjatë ditës, duke bërë që SHBA të jetë vendi i parë që njeh Jeruzalemin që prej formimit të Izraelit në vitin 1948.
Ndërkohë palestinezët kanë shpallur 3 ditë zemërim nga e mërkura deri të premten në shenjë proteste kundër Trump.
Një ditë më parë presidenti frances shprehu shqetësimin e tij për vendimin e manjatit, ndërsa presidenti Erdogan u shpreh se shpallja e Jeruzalemit kryeqytet do të ishte një vijë e kuqe për muslimanët.